Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së ministrisë së Jashtme bullgare, e cila i kërkon që të marrë parasysh mënyrën e të shprehurit.

Në një reagim në Twitter, Rama shprehet se njësoj siç ka Bullgaria problem me mënyrën e tij të të shprehurit, edhe kryeministri ka problem me mënyrën se si i trajton Bullgaria çështjet bilaterale. “Hiqni veton, ose më duroni mua”, thekson Rama.

Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq të lehtë: Hiqni VETO-n ose duroni me mua”, shkruan Rama.

 

Pa kaluar pak çaste, Rama ka reaguar sërish në Twitter për Bullgarinë, ku thotë se miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin dhe i japin dorën njëri-tjetrit. Ai ka zbuluar se pati një telefonatë me Boyko Borissov për të zgjidhur çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri.

Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën”, shkruan Rama.

 

Ndërkohë, një reagim për gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama dje në Bullgari, ka ardhur edhe nga Sali Berisha. Në një konferencëpër mediat, Berisha e quan skandaloze gjuhën e përdorur, teksa i kërkon ndjesë Bullgarisë në emër të PD-së.

Skandaloze gjuha e përdorur e Ramës ndaj Bullgarisë. Bullgaria është një vend mik. Në emër të PD-së i kërkojmë ndjesë Bullgarisë, dhe i garantoj se nuk është ky mendimi i shqiptarëve, por është mendimi një aventurieri, i një njeriu që nuk njeh asnjë parim. Kemi pasur një djep të rilindjes ne atje”, tha Berisha.

Top Channel