Përleshje të rënda mes policisë e protestuesve kundër çmimeve të krizës në Kongresin e Ekuador (fotot)

24/06/2022 19:59

Policia e Ekuadorit ka vijuar sot përleshjet me protestues hispanikë dhe të komuniteteve indigjene që sulmuan ndërtesën e Kongresit në kryeqytetin Quito.

Protestat kanë qenë kryesisht paqësore por ka pasur akuza për infiltrim të elementëve sabotues që kanë nxitur dhunën mes palëve.

Në ditën e 11-të të demonstratave kundër çmimit të karburantit dhe kostove të jetesës janë regjistruar dhjetra të plagosur dhe sipas agjencive vendase tre njerëz kanë humbur jetën.

Gjashtë njerëz besohet se kanë vdekur që prej nisjes së protestave, sipas organizatave të të drejtave të njeriut që po monitorojnë zhvillimet.
Por i vetmi tolerim i fituar nga demonstruesit është aksesi në një qendër kulturore për Përpjekjen Indigjene, i dhënë nga presidenti Guillermo Lasso.

Policia lëshonte sot ujë me presion e gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit qëllonin me gurë, fishekzjarrre e shishe Molotov.
Lideri i protestës Leonidas Iza tha se demonstrimi paqësor mund te ishte provokuar nga të infiltruar: “Kjo është një shenjë e keqe, ne i kishin kërkuar mbështetësve tanë të marshonim paqësisht”.

Në përleshjet e të enjtes, një i ri vdiq i qëlluar me armë zjarri, ndërsa një anëtar i komuniteteve indigjene u vra në përleshje me ushtrinë në periferi të Quito.

Forcat e armatosura thanë se ishin sulmuar nga një grup i dhunshëm protestuesisht në Caspigasi, që shkaktoi plagosjen e 17 ushtarëve.

Llogaritet se 14,000 protestues po marrin pjesë në shfaqjen masive të pakënaqësisë, 10,000 prej të cilëve në kryeqytetin Quito, që natën është nën shtet-rrethim.

Protestuesit kanë qenë zakonisht paqësorë dhe kërkojnë subvencion të çmimeve të karburanteve dhe kontroll të çmimeve të ushqimeve.

FOTO GALERI
1/12
Në ditën e 11-të të demonstratave kundër çmimit të karburantit dhe kostove të jetesës janë regjistruar dhjetra të plagosur dhe sipas agjencive vendase

Top Channel