PD kërkon imunitetin e Xhaçkës/ Shtyhet mbledhja në Këshillin e Mandateve, PS kërkon kohë për t’u njohur me kërkesën

24/06/2022 11:28

Koha, është bërë sërish objekt i mosmarrëveshjeve mes palëve, këtë herë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve , i cili u mblodh sot për të diskutuar kërkesën e deputetëve të PD për heqjen e imunitetit ministres së Jashtme dhe deputetes së PS Olta Xhaçka.

Në nisje të fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se kërkesa është nënshkruar nga 14 deputetë dhe në kërkesë krahas firmave janë depozituar edhe faktet dhe provat përkatëse.

“Nga 1/10 e deputetëve të parlamentit është kërkuar pavlefshmëria e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Përveç depozitimit të mocionit, janë të bashkëlidhur dhe faktet dhe provat përkatëse, vendimet e Komisionit të Investimeve strategjike, dhënien e statusit të investitorit strategjik të shoqërisë që ka lidhje me znj. Xhaçka.” -tha Alibeaj, ndërsa iu përgjigj deputetëve të maxhorancës në mbledhje të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me kërkesën e PD.

“Ne kemi paraqitur një kërkesë dhe sot jeni të gjithë të pregatitur për ta shqyrtuar. Jo serioze është kërkesa juaj dhe pse ta shtyjmë, se s’keni patur kohë ta lexoni.

Kerkesa tregoi qartësisht qasjen tuaj. T’ia heqim syve të publikut, të mos e respektojmë rregulloren. Për hir të seriozitetit, unë propozova një zgjidhje që respekton edhe znj. Kryetare të kuvendit, por edhe kërkesën e kolegëve të tu. Sot të operojmë me paraqitjen e kërkesës ju të merrni kohë të lexoni. Është e drejtë e saj, do të vijë ose jo. I fundit organ që vendos është Kushtetusja, por ky këshill sot, e më pas seanca nuk duhet të lerë asnjë cen procedurial deri sa të vejë në kushtetuese.

Pse të mos ecim ne me prezantimin e kërkesës. Pse kërkoni kohë, s’ka debat ne kete mbledhje. Zotëria thotë s’marrim vendim. Ndaj unë them ecim sot me paraqitjen e kërkesës.” -vijoi Alibeaj.

Në përfundim, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, mori në konsideratë kërkesën e socialistëve për më shumë kohë dhe e mbylli mbledhjen duke kërkuar nga kolegët deputetë që të studiojnë me detaje propozimin e PD.

Top Channel