Këtë të premte 33 mijë maturantë po i nënshtruan provimit të katërt të maturës shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje.

Ende pa mbaruar orari zyrtar i provimit të maturës shtetërore, në rrjet është publikuar provimi i fizikës.

Edhe në tre provimet e tjera të maturës shtetërore, ndodhi e njëjta gjë. Sapo maturantët u futën në provim, pak çaste më vonë në rrjete sociale është publikuar teza.

Mesa duket, disa prej maturantëve kanë mundur të marrin telefonin me vete në klasë, edhe pse është e palejueshme.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel