Mijëra emigrantë bastisin gardhin kufitar në territorin spanjoll në veri të Marokut (fotot)

24/06/2022 18:13

Rreth 2,000 emigrantë kanë tentuar të bastisin sot gardhin kufitar që ndan territorin spanjoll të Melilla nga pjesa tjetër e gadishullit në veri të Marokut, në tentativën e parë të kalimeve masive që prej riparimit të lidhjeve mes dy vendeve dy muaj më parë.

Melilla e Ceuta, janë dy territoret afrikano-veriore nën jurisdiksionin e Spanjës dhe rrjedhimisht i vetmi kufi tokësor i Afrikës me BE, çka i kthen ato në një magnet për emigrantët.

Në tentativën e mëngjesit të sotëm rreth 500 prej tyre arritën të kalojnë në anën tjetër të “zonës së kontrollit” pasi këputën gardhet me mjete prerëse, thuhej në një deklaratë të delegacionit spanjoll.

Maroku ka dislokuar një forcë të gjerë ushtarake për sprapsjen e sulmeve në kufi, të cilat veprojnë “në bashkëpunim aktiv” me ushtrinë e Spanjës, shtohej në deklaratë.

Në imazhet e publikuara në mediat spanjolle tregoheshin emigrantë të tejlodhur të shtrirë në rrugët e Melilla, disa prej të cilëve me duar të përgjakura dhe rroba të grisura.

Spitali maroken Hassani në Nador pranë Melilla konfirmonte se “disa” oficerë policie ishin shtruar për trajtim.

Në mars Spanja i dha fund një krize diplomatike një-vjeçare duke mbështetur planin e autonomisë së Marokut per rajonet e Saharase Perendimore.

Konflikti kishte nisur kur Madridi pranoi për trajtim mjekësor liderin pro-pavarësi të Saharasë Perëndimore, Brahim Ghali, në prill 2021.

Një muaj më vonë rreth 10,000 emigrante kaluan kufirin duke hyrë në territorin spanjoll Ceuta duke mos u penguar nga rojet.

Riparimi i lidhjeve ka bërë që numri i emigrantëve dhe tentativave të kalimit të bjerë si në territoret tokësore ashtu dhe në ishujt Canary.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA