Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar mëngjesin e dy ditëve më parë në aeroportin e Galileit në Itali.
Sapo ai ka zbritur nga avioni, policia ishte ishte në pritje të të riut, pasi kishte marrë informata rreth udhëtimit të tij në Itali.
27-vjeçari udhëtoi nga Tirana drejt Italisë rreth orës 13.00. Në lidhje me të ishte lëshuar një urdhër arresti nga Prokuroria Publike pranë Gjykatës së Perugias, majin e kaluar, pas një hetimi përfundimtar për veprën e trafikimit të drogës.
Të dhënat në lidhje me këtë person, datojnë që në gusht të vitit 2008, kur autoritetet e Skuadrës Fluturuese të Perugias gjetën të riun që posedonte kokainë dhe një shumë të madhe parash.
Kështu 27-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e “Don Boskos”, ku vuajti dënimin prej 2 vjet e 8 muaj burg.
Burimi: PisaToday
Top Channel