Ish-modelja e agjencisë elitare tregon përdhunimet, drogimin e detyruar dhe abuzimin e agjentëve që refuzonin virgjëreshat si ‘jo-fotozhenike’ (fotot)

24/06/2022 16:18

Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carré Otis u kontaktuar nga agjentët e modelingut sapo fotoja e saj ra në tavolinën e shefit të agjencisë më të madhe të modeleve.

Në moshën 16 vjeçare ajo nënshkroi me ‘Elite Model Management’ – ku janë krijuar gjithashtu supermodelet si Naomi Campbell, Cindy Crawford e Helena Christensen, shkruan në reportazhin e saj e përditshmja britanike “The Sun”.

Si e larguar nga shtëpia e prindërve Carré besonte se modelingu ishte bileta e saj e pavarësisë dhe rrjedhimisht shpejt u bë një fytyrë e njohur e industrisë në vitet 1980-të e 90-të.

Amerikania e re dilte në kopertinat e revistave më të njohura të modës dhe dikur ndante kopertinën e Vogue me Linda Evangelista.

Por prapa shkëlqimit e suksesit, industria e modelingut kishte botë të tërë të fshehtë errësire.

Disa javë pasi erdhi në Paris për karrierën e saj të re Carré u dërgua në adresën ku pretendon se përdhunohej rregullisht nga drejtori i agjencisë Gérald Marie, i cili asokohe shoqërohej me Linda.

Carré është një nga 13 vajza që kanë paditur për përdhunime të vazhdueshme nga Marie teksa punonin për të në vitet 1990-të, megjithse ai i mohon akuzat.

Zbulimet bëhen në një dokumentar skandaloz të rrjetit britanik Sky të titulluar ‘Fashion’s Darkest Secret’ (Sekretet e errëta të modës).

Aty detajohet sesi agjentët e famshëm të modelingut në botë si Marie, John Casablancas, Jean Luc-Brunel e Claude Haddad bashkëpunonin në krijimin e një kulture shfrytëzimi e përdhunimi të heshtur brenda industrisë, që ka zgjatur me dekada.

Në dokumentar një punonjëse e agjencisë Elite thotë se Marie përmendte shpesh filozofinë e tij se “vajzat e virgjëra nuk ishin fotozhenike”.

Denoncuesi Omar Harfouch thotë në dokumentar: “Sapo vinin në agjenci ato duhet të humbisnin virgjërinë menjëherë, dhe këtu flasim për vajza 14, 15, 16-vjeçare.”

Ai tregon gjithashtu se maniaku Marie mbante të dhënave të modeleve me të cilat kishte shkuar,  moshat e tyre dhe kur e kishin humbur virgjërinë.

Omar pretendon: “Ai dhe njerëz të tjerë në Elite mbanin shënim dhe konkuronin se kush flinte me më shumë vajza modele.”

Në dokumentarin që transmetohet sot në Britani, Carré – dhe dy viktima të tjera të industrisë – tregojnë atë që kanë kaluar në duar e agjentëve të modelingut.

Carré ishte 16 vjeçe kur nënshkroi me Elite Model në 1985.

Pas qëndrimit në zyrat e New York ajo u dërgua në Paris për të qëndruar me Marie, që drejtonte degën evropiane të Elite.

“Duke qenë naive dhe e dobët, mendoja se të qëndroja në shtëpinë e shefit do të ishte gjë e mirë, mendoja se isha e veçantë”.

“Mendoja se diçka e mirë do të ndodhte më në fund por as nuk e kisha idenë se ku po përfshihesha”.

Carré thotë se i kërkohej të merrte një vizë kokainë në ditë nga shefat për të mbajtur peshën e ulët, dhe se Marie vazhdimisht e përdhunonte në apartamentin e tij ku jetonte dhe e dashura, supermodelja kanadeze Linda.

“Isha në një situatë të vështirë … ai kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja. Varesha prej tij për ushqim, para, strehim, ai mbante pasaportën time. Unë isha vetëm 17 vjeç”.

Ish-modelja e Calvin Klein thotë se abuzimi ndodhte kur Linda nuk ishte në shtëpi, dhe në fakt modelja lëvizte shpesh mes New York e Paris.

Linda e cila u divorcua nga Marie në1993, ka folur tashmë në mbështetje të Carré dhe vajzave të tjera që kanë pësuar abuzimet e rënda seksuale e psikologjike nga agentët e modelingut.

Carré, tashmë 53 vjeçare, thotë: “Nuk besoj se ajo e dinte, edhe ajo ishte e re dhe asnjë prej nesh nuk e kishte të lehtë”.

Nëna e dy fëmijëve tani jeton në Colorado teksa shton: “Besoj se abuzimi ishte pjesë e strategjisë, është që ndodh në këto situata për të mbajtur të heshtura viktimat”.

Denoncuesja tjetër amerikane Jill Dodd, 62 vjeçe, gjithashtu thotë se është përdhunuar nga Marie kur ishte 20 vjeçe në Paris në fund të viteve 1980-të.

Ajo thotë se agjencia e dërgonte në festa ku duhet të ishin modele prezente, duke bërë agjencitë të funksiononin si një shërbim shoqëruesesh luksi për të pasurit.

Në këtë mënyrë ajo u njoh me tregtarin milioner të armëve Adnan Khashoggi në Monte Carlo.

Jill thotë se ajo pëlqeu shoqërinë e milionerit të moshuar saudit por nuk e dinte që ai e kishte zgjedhur ate në një katalog fotografish dhe kishte paguar çmimin për t’u shoqëruar me të.

“Unë u bëra e dashura e tij por më vonë zbulova se kishte paguar agjencinë $50,000 për të më sjellë në atë festë, dhe këtë e kishte bërë dhe me femra të tjera”.

Jill thotë: “Ndjehesha si një prostitutë, këta ishin burra në të 40-at dhe më manipulonin. U deshën dekada të tëra të kaloja turpin”.

FOTO GALERI
1/9
Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carré Otis u kontaktuar nga agjentët e modelingut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA