Historia prekëse e 30 viteve më parë! E mbyti dhe trupin e vuri në formë ylli/ Faji ra mbi nënën, por vrasësi ishte dikush tjetër

24/06/2022 16:49
Vrasësi James Watson dhe viktima Rikki Neave

“Përbindësh!”, kështu e quajti një nënë vrasësin e djalit të saj kur ai ishte vetëm 6 vjeç.

Për krimin e rëndë të ndodhur 30 vite më parë, autori u dënua me 15 vite, sipas Sky News.

Vrasësi James Watson ishte 13 vjeç kur joshi Rikki Neave në pyll pranë shtëpisë së tij në Peterborough në nëntor të vitit 1994.

Watson, tani 41 vjeç, e mbyti Rikki-n nga pas me një jakë. Ai e kreu vrasjen për të përmbushur një  fantazi,  i tha nënës së tij.

Nëna e Rikki-t, Ruth Neave, tha se Watson ishte një “përbindësh” që kishte shkatërruar jetën e saj dhe të fëmijëve.

Rikki në 1994-ën

Në një deklaratë të lëshuar pas dënimit, zonja Neave shkroi: “James Watson, nuk e ke idenë se çfarë ke bërë. Por sigurisht që e bën. Ti je gjë e keqe, pa ndërgjegje.”

Watson “vuri në lëvizje një zinxhir ngjarjesh që kanë shkatërruar jetën time dhe të fëmijëve të mi”, shtoi ajo.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt, ajo i ka shkruar: “Si u ndjeve duke vrave një djalë gjashtë vjeçar?”.

Duke folur jashtë Old Bailey, ish-ndihmës shefi i policit Paul Fullwood tha se ai i kishte kërkuar falje Ruth Neave për “kohën që kishte marrë ky hetim” dhe mund “të kuptonte lëndimin dhe dhimbjen që ajo ka kaluar”.

Zoti Fullwood tha se ai “nuk kishte pendim” nga Watson, të cilin ai e përshkroi si një “fantazist” dhe një “gënjeshtar”.

Lidhur me hetimin fillestar, Fullwood tha se “u bënë gabime” dhe kishte “linja hetimi që nuk u ndoqën kurrë”.

Ai shtoi: “Mjaft qartë, policia në atë kohë shkoi në një rrugë që na largoi plotësisht nga personi i vërtetë përgjegjës për vrasjen e Rikki Neave.”

Vrasësi James Watson

Por ai shtoi një paralajmërim, duke theksuar se detektivët në vitin 1994 “nuk kishin përfitimet që vijnë nga mjekësisë ligjore sot, nuk kishin përfitimin e ekipeve të përkushtuara të vrasjeve”.

Policia fillimisht dyshoi se Ruth Neave ishte përgjegjëse për krimin e vitit 1994, por një juri e liroi atë nga akuza për vrasje dy vjet më vonë.

Gjatë gjyqit të tij, Old Bailey dëgjoi se Watson kishte një interes seksual ndaj djemve më të vegjël, gjë që ishte e njohur për policinë, e cila e kishte intervistuar atë mbi një pretendim se ai kishte ngacmuar një pesëvjeçar në vitin 1993.

Pasi vrau Rikki-n, Watson e zhveshi atë dhe pozoi trupin e tij të zhveshur në një formë ylli afër një strofulle pyjore për fëmijë.

Kombinimi i “provave nga ADN-ja, pas vdekjes, mostrat e dheut, dëshmitë e dëshmitarëve okularë dhe ndryshimi i rrëfimeve të Watson rezultuan dërrmuese”.

Nëna e viktimës, Ruth Neave

Avokati i Watson, Jennifer Dempster QC, tha se zbutja kryesore e dënimit të klientit të saj ishte mosha e tij në kohën e shkeljes.

Ajo tha: “Vetë i pandehuri ishte viktimë në duart e të tjerëve. Edukimi i tij dhe fëmijëria e përgjithshme u ndikuan nga zhgënjimi nga një shumëllojshmëri të rriturish në jetën e tij, të cilët nuk duhej ta kishin bërë këtë.”

Zonja Dempster shtoi: “Ky ishte një djalë i ri – një djalë i ri – i cili me të vërtetë nuk kishte stabilitet në jetën e tij.”

Nuk kishte asnjë provë “në asnjë mënyrë që Watson të kishte sulmuar seksualisht Rikkin”, shtoi ajo.

Rebecca Maria Harvey, motra më e madhe e Rikki, tha se humbja e tij ishte “si të humbisja gjysmën tjetër timen”.

Duke u thyer teksa iu drejtua gjykatës, ajo tha: “Unë ende zgjohem çdo ditë duke menduar se ishte një makth. Nuk kam pasur kurrë një vëlla me të cilin të rritesha”.

Rochelle Orr, motra e Rikki Neave

“Rikki nuk është këtu dhe ka humbur jetën, por efekti që ka pasur tek unë dhe familja ime është thjesht i pafundmë”.

Rochelle Orr, një nga motrat më të vogla të Rikki-t, e shikonte Watson-in disa herë teksa ajo jepte deklaratën e saj në gjykatë.

Ajo tha se pyeste veten se si do të ishte Rikki “nëse ai do të ishte ende këtu, por, për fat të keq, nuk do ta di kurrë sepse atë e morën nga unë”.

Në deklaratën e saj, Ruth Neave tha: “Falë teje James Watson, më rrëmbyen fëmijët nga krahët në mes të natës, sepse policia ishte aq e vendosur që unë kisha vrarë Rikki-n dhe më pas do të vrisja vajzat e mia”.

“Të gjithë humbëm njëri-tjetrin dhe u ndamë dhe jeta jonë u shpërbë. Unë humba fëmijët e mi dhe lirinë time dhe më pas m’u desh të filloja nga e para duke u etiketuar dhe quajtur si vrasëse, duke përfshirë vëllezërit e motrat e Rikki-t. Familja ime u shkatërrua plotësisht. Unë nuk i kam parë vajzat e mia për më shumë se 26 vite.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA