Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi

Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi përshëndet votimin në parlamentin e Bullgarisë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në twitter, Varhelyi thekson se tani pritet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropë ec përpara!” – tha Varhelyi.

Vendimi në parlamentin e Bullgarisë u miratua sot me 170 vota për dhe 37 kundër në Parlamentin prej 240 anëtarësh

Top Channel