Bullgaria votoi për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Macron përshendet votimin: Ende herët për të folur për ‘fitore’

24/06/2022 15:40

Presidenti francez Emmanuel Macron përshëndeti votimin në parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Macron tha se në ditët në vijim do të vijojnë takimet për cështjet teknike të nevojshme me dy vendet.

“Dua të përgëzoj parlamentin bullgar për votën e sotme, që hap rrugën për mundësinë e heqjes së vetos dhe për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe për konseguencë edhe për Shqipërinë. Orët në vijim do të punojmë me cështjet teknike të nevojshme për të formalizuar një marrëveshje në ditët në vijim me Bullgarinë e Maqedoninë.

Unë do të thosha se e gjitha ‘makina’ është e gatshme këtu dhe doja të falenderoja kryeministrin e bullgarisë por edhe koalicionin e tij të gjitha forcat për këtë votë, po ashtu falenderoj për progresin edhe Maqedoninë e Veriut, ka ende punë për të bërë, nuk mund të thërrasim fitore po gjithësesi është një hap përpara.” – u shpreh Macron.

Top Channel