Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës i kthehet bojkotit të seancave gjyqësore.

Kjo dhomë me 244 anëtarë mori sot vendimin për bojkotimin e seancave gjyqësore, përfshirë edhe masat e sigurimit, në datat 27, 28 dhe 29 qershor.

Avokatët në disa qytete të vendit kanë njoftuar vazhdimin e bojkotit për seancat gjyqësore për shkak të mos reagimit të treguar ndaj kërkesave të tyre lidhur me hartën e re gjyqësore.

Ata e kanë kundërshtuar këtë projekt të ri si të pabazuar në specifikat lokale dhe si një projekt sipërfaqësor që vetëm do të rriste kostot e punonjësve të drejtësisë, do të zhbalanconte zinxhirin ekonomik e do të largonte ekspertët e ligjit dhe avokatët.

Sipas hartës së re gjyqësore aktive do të mbeten vetëm gjykatat e shkallës së parë në çdo qendër qarku dhe çdo shkallë tjetër e gjyqësorit do të zhvendoset në Tiranë ndërsa planifikohet një gjykatë e dytë administrative në Lushnjë në funksion të Jugut të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA