Policia rajonale e Ferizajt ka kryer operacionin “Siguria në Shkolla 2022”  në afërsi të shkollave.

Ajo ka sekuestruar nga nxënësit mjete të shumta të rrezikshme. Sipas policisë janë gjetur dhe konfiskuar: 5 pistoleta; 2 armë të gjata gjysmë automatike; municion; 40 thika kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme; 10 boksa metali te nxënësit e shkollave të mesme; 6 mulli për bluarje të marijuanë; 4 Shufra metali; një elektroshok.

Policia shton se janë ndaluar dhe shoqëruar në polici , 40 persona me dyshimin se kanë përdorur drogë narkotikë dhe ndaj kanë nisur hetimet në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe 20 persona me dyshimin se kanë shitur marihuanë dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Policia thekson se aksioni do të vazhdojë edhe në shtator me kthimin e nxënësve në shkolla.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel