Një i burgosur i dënuar me vdekje ka marrë miratimin e gjykatës së lartë të SHBA, të cilët votuan se ekzekutimi i tij me injeksion fatal “nuk është i përshtatshëm”.
61 vjeçari Michael Nance, është dënuar për vrasjen e të zotit të makinës së rrëmbyer pas një grabitje të dështuar të bankës.
Por i dënuari insiston se vdekja me injeksion fatal është “e papërshtatshme” prandaj kërkon atë me skuadër pushkatimi.
Gjykata e Lartë ka miratuar kërkesën e të burgosurit nga Georgia pas miratimit të faktit se i burgosuri mund të sfidojë protokollet e ekzekutimit.
Nance argumenton se vrasja me injeksion fatal do të shkaktojë dhimbje e vuajtje të panevojshme, në “orën e të vërtetës”.
Dokumentet e gjyqit tregojnë se Nance, i dënuar me vdekje në 2002, refuzon injeksionin fatal pasi ka venat e kompromentuara për injeksione.
Ai është dënuar për vrasjen e vitit 1993 të Gabor Balogh teksa tentonte t’i rrëmbente makinën pas një tentative të dështuar për grabitje banke.
Rrjeti UPI shkruante se kërkesa e Nance u plotësua pasi gjykata votoi 5-4 në favor të vrasësit.
Rrjeti Vice, shkruan se tre shtete të SHBA që janë Oklahoma, Mississippi e Karolina e Jugut, kanë kaluar legjislacione që lejojnë përdorimin e skuadrës së pushkatimit për të dënuarit me vdekje.
Top Channel