Video/ Zjarr masiv në pyllin e Lajthizës në Mirditë, në terren vetëm një zjarrfikës

23/06/2022 16:45

Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme pyllin e fshatit të Lajthizës në Mirditë, në njesinë administrative Orosh.

Zjarri ka nisur qe prej orës 12:00 dhe në terren ndodhet vetëm një automjet si dhe 3 punonjës te shërbimit pyjor zjarrfikës.

Terreni i vështirë dhe erërat e forta vështirësojnë punën e zjarrfikësve.

Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive dhe nga forcat në terren po bëhet ndërhyrja për izolimin e vatrës.

Top Channel