Politologu Roland Lami i ftuar në Top Story u shpreh se procesi i Berlinit është pjesë e legjislacionit të BE-së ndërsa “Open Balkan” jo.
Gazetari Muhamed Veliu: Serbët janë përfituesit më të mëdhenj, përmes Ballkanit të Hapur tregu i tyre zgjerohet akoma me shumë. Ballkani i hapur këtë ka, hapjen e tregut.
Roland Lami: Ne nuk duhet ta shohim problemin vetëm tek Serbia pasi është e aftë dhe më i forti do të ketë ekspansion. Ajo që do të thoja unë që është shqetësuese, ka disa elementi që kanë diferencialë. Qoftë transparenca, ajo çfarë shihet kritike, Procesi i Berlinit është pjesë e legjislacionit të BE-së ndërsa Open Balkan nuk është, këtu mund të peshkohen edhe komponentë që nuk janë legjitime për Ballkanin e Hapur.
Politikani Menduh Thaçi: Serbia nuk paraqet ndonjë fuqi ekonomike. E ka dhjetëra herë më keq se Shqipëria ekonominë. Serbia varet tërësisht nga politika perëndimore. Serbia nuk ka ekonomi të tillë që të bëje trysni të madhe qoftë në Shqipëri, qoftë në Maqedoninë e Veriut.
Top Channel