Sapo mbërriti në samitin e BE-së, kryeministri Edi Rama akuzoi Bullgarinë se po mban peng anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Gazetarët në Bruksel e pyetën Raman nëse ka frikë se do të jetë Shqipëria viktimë, ndërsa ai tha: Ne s’do të jemi kurrë viktimë se e dimë që në këtë rrugë ka një Bullgari këtu dhe një Bullagri atje, por ne nuk e ndryshojmë kursin tonë dhe do e ndërtojmë Eruopën në vendin tonë.

Kur Ramës iu drejtua një gazetare bullgare, Rama i tha se vendi i tyre është një turp i vërtetë.

Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vete të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë por jo në Bullgari”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA