Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha sot nga Brkseli se unionin i BE-së do t’i japë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat në BE.

“Ky është një moment vendimtar për BE-në. Besoj de do t’i japim Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendeve kandidate për në BE. Ne do të shprehim një një perspektivë të qartë dhe të fortë evropiane për Gjeorgjinë”, deklaroi Michel.

Në selinë e Bashkimit Evropian, ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës. Më vonë zhvillohet edhe takimi i Këshillit Evropian. Në të dyja këto takime pritet të diskutohet për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, për idenë e krijimit të një Bashkësie Politike Evropiane.

Top Channel