Ndarje apo vijimësi të rrugës për në BE me Maqedoninë e Veriut? Ja si mendon paneli i “Top Story”

23/06/2022 23:04

Teori të ndryshme janë komentuar mbrëmjen e sotme në “Top Story’, rreth fatit të Shqipërisë në rrugëtimin e saj për në BE.

Gjipali dhe Veliu janë shprehur se po të vijojë situata në këtë mënyrë, na pret një ndarje nga Maqedonia e Veriut, pasi edhe vetë kryeministri e ka shprehur një gjë të tillë.

Nga ana tjetër Thaçi dhe Lami kanë komentuar se një gjë e tillë nuk është shumë e thjeshtë dhe ndarja nga Maqedonia e Veriut mund të na nxjerrë në pah problematika të tjera duke na e bërë më të vështirë rrugën.

Gjipali: Nëse paqartësia vazhdon, nuk ka ndonjë procedurë specifike,rruga e vetme mbetet që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut.  Sepse bashkimi i dy vendeve nuk është një procedurë e nënshkruar në traktat. Nëse zgjedhjet shkojnë për në shtator e vijojnë spiralen e mosmarrjes së një vendimi.

Muhamed Veliu: Po shkojmë drejt ndarjes nga Maqedonia e veriut dhe Shqipëria e dëshiron një gjë të tillë, kryeministri e ka thënë disa herë. Ai e ka dëshiruar që ata të ecin në të njëjtën korsi por kur shpejtësia e njërit ndalet, është e parezistueshme ndarja. Duhet të ecim me të njëjtën shpejtësi.

Thaçi: Po të keni kështu kërkesë ne jemi kundër, do të luftojmë mos të ikim nga ju. Ky interes ka të bëje me stabilitetin e plotë politik të Maqedonisë së Veriut. Ne kategorikisht themi që Shqipëria ska sit ë ndahet nga Maqedonia. Ndihemi shumë keq.

Lami: Çdo gjë mund të ndodhë. Unë e shoh të vështirë ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria për prespektivën e BE-së

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA