Gazetari i “Top Channel” Muhamed Veliu, ka bërë me dije këtë të enjte në “Top Story” se mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe BE-së mund të mbahet një mbledhje gjatë samitit të NATO-s, në lidhje me çështjen e marrjes së statusit kandidat për në BE.
Gledis Gjepali tha nga ana tjetër se Maqedonia e Veriut është e vështirë të pranojë propozimin Francez, por megjithatë një mbledhje e tillë mund të ndodhë pasi jemi në një situatë jo të zakonshme prej luftës.
Muhamet Veliu: Mbledhja e sotme ka qenë me dyer të mbyllura dhe kanë diskutuar edhe ide se si mund të trajtohet kjo çështje. Duhet të merren në konsideratë edhe dinamikat që ka Maqedonia e veriut. Parashikohet që në samitin e NATO-s mund të shihet mundësia që të ndodhë mbledhja mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
Gjepali: Duke qenë se jemi në situate të jashtëzakonshme mund të ketë edhe një skenar të tillë. Tashmë mund të bëjnë këto lojëra, propozimi i Macron nuk është se vetëm e shtyn por e bën pjesë të kuadrit negociator. Kjo gjë do të thotë të marrësh në peng të gjithë procesin. Këto janë çështje procedural që zgjidhen.
Top Channel