Politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi i ftuar në Top Story këtë të enjte tha se thelbi i problemit të Maqedonisë së Veriut në lidhje me përparimin e negociatave në BE është tendenca e maqedonasve sllavë.
“Tendenca e maqedonasve sllavë është thelbi i problemit në Maqedoninë e Veriut. Propozimi francez është më i keqi për Maqedoninë. Provokimet në raport me Bullgarinë mendoj se është faji kryesor. Kryeministri si punë kryesore është të përkujdeset për shqiptarët brenda dhe më pas për ata jashtë. Vuçiç është politikani më i shkathët në Ballkan, sjelljet e Vuçiç nuk duhen stimuluar, kur në Maqedoni maqedonasit etnikë, kur kemi Serbinë që nuk pranon të vendosë sanksione është përgjigje për sllavët kudo që janë. Ne presim që toleranca e BE të jetë e njëjtë si në vitin 2005 2007. Konflikti i Ukrainës ka treguar se gjërat kanë filluar të bëhen më serioze”, tha ai.
I vetmi rezultat pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin evropian ishte pranimi në tryezën e këshillit me statusin e vëzhguesit.
Dy vendet janë sërish larg çeljes së konferencës së parë ndërqeveritare me BE.
Nëse në të shkuarën, vende si Franca apo Holanda me skepticizmin e tyre bllokuan hedhjen e hapave të tjerë integruese, prej 2020-ës protagonizmin e bllokimit e udhëheq Bullgaria.
Kryeministrat Rama e Kovaçevski dhe presidenti Serbisë Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp e ri-përsëritën në forma të ndryshme fjalën zhgënjim.
Top Channel