Politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi i ftuar në emisionin Top Story këtë të enjte tha se në propozimin francez që pritet të diskutohet në Bullgari çështje kryesore është gjuha.
“Unë e kam parë dokumentin e Macron kryesor është gjuha, pjesa tjetër është kornizë. Bullgarishtja dhe maqedonishtja janë gjuhë shumë të afërta dhe kuptohen me njëra-tjetrën. Pretendimet kanë qenë shumë të mëdha. Shumë janë të ndjeshëm pas Ukrainës. Flitet për një perde të hekurt, nuk duhet harruar Bullgaria e para nuk hezitoi asnjë ditë vendosjen e ndërprerjen e furnizimit me naftë dhe nafta shkon në Serbi prej Bullgarisë. Ky përkushtim nuk mundet me kaq lehtësi është e papranueshme. Forcat politike shqiptare kemi sukses është se kemi arritur ta zbutim tonin e faktorit politik maqedonas. Ne argumentin që përdorim ndaj qytetarëve është se ne u pranojmë gjithë, identitetin, beteja e maqedonasve është e drejtë për identitetin e tyre, por ajo ka rrugë vetëm në BE, pse ça do ishte Serbia?! Ne shqiptarët e ish Jugosllavisë nuk kemi vetëm dëshirë euforike të jetojmë me Shqipërinë, por politika është e tillë. Bullgarët kanë pasur gjithmonë qasje pozitivë”, tha ai.
I vetmi rezultat pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin evropian ishte pranimi në tryezën e këshillit me statusin e vëzhguesit.
Dy vendet janë sërish larg çeljes së konferencës së parë ndërqeveritare me BE.
Nëse në të shkuarën, vende si Franca apo Holanda me skepticizmin e tyre bllokuan hedhjen e hapave të tjerë integruese, prej 2020-ës protagonizmin e bllokimit e udhëheq Bullgaria.
Kryeministrat Rama e Kovaçevski dhe presidenti Serbisë Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp e ri-përsëritën në forma të ndryshme fjalën zhgënjim.
Top Channel