Njohësi i procesit të integrimit, Gledis Gjipali në një lidhje me skype në emisionin Top Story tha se ka një mbështetje të lartë të shqiptarëve për futjen në Bashkimin Evriopian dhe kjo vjen nga mungesa e informacionit.

“Ajo që shikoj më të rrezikshme është efekti që kanë aktorët e procesit, duke parë që do të dojë kohë procesi apo në investimet që kërkojnë të arrihen. Që nga qeset plastike që u vendos si pasojë e reformave. Ka një zbehje të entuziazmit, por edhe nuk ka asgjë në horizont shihet si një punë ekstra. Reforma në drejtësi ka zënë të gjithë debatin publik, e shoh më shumë problemin se sa tek popullsia, ne kemi një shifër të lartë të mbështetjes, ka qenë e lidhur edhe me mungesën e informacionit, se sa më pak di aq më lehtë e mbështet. Gjithmonë kemi parë drejt perëndimit, një e treta e popullsisë jeton në vendet evropiane, e shoh më shumë problemin tek administrata, do të ulin shkallën e vigjilencës”, tha Gjepali.

I vetmi rezultat pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin evropian ishte pranimi në tryezën e këshillit me statusin e vëzhguesit.

Dy vendet janë sërish larg çeljes së konferencës së parë ndërqeveritare me BE.

Nëse në të shkuarën, vende si Franca apo Holanda me skepticizmin e tyre bllokuan hedhjen e hapave të tjerë integruese,  prej 2020-ës protagonizmin e bllokimit e udhëheq Bullgaria.

Kryeministrat Rama e Kovaçevski dhe presidenti Serbisë Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp e ri-përsëritën në forma të ndryshme fjalën zhgënjim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA