Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se samiti BE-Ballkani Perëndimor është një mundësi për të konfirmuar perspektivën e anëtarësimit të rajonit në familjen evropiane.
Ai tha para samitit se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një mundësi reale për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian pasi kanë punuar
“Qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë pritur për 20 vite mundësinë për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian. Këto vende kanë punuar shumë në këtë drejtim dhe ne do të mundësojmë që kjo (anëtarësimi në BE) të ndodhë”, theksoi kancelari gjerman.
Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku
Top Channel