Dorëhiqen krerët e rrjetit pornografik pas skandalit të videove të përdhunimit dhe abuzimeve me të mitur (fotot)

23/06/2022 17:17

Dy drejtues të rrjetit amerikan të pornografisë Pornhub kanë dhënë dorëheqjen pas akuzave se në platformë janë shfaqur pamje të marrëdhënieve jo-konsensuale seksuale, apo me të mitur nën moshën e lejuar.

Kompania zotëruese e Pornhub, Mindgeek, të cilat vizitohen nga mesatarisht 150 milionë njerëz në ditë, i mohon akuzat e abuzimeve megjithë dorëheqjen e drejtorëve Feras Antoon e David Tassillo – pas më shumë se 10 vite punë në rrjetet e pornografisë.

Zhvillimi erdhi pas një raporti skandaloz për praktikat e kompanisë nga revista vendase “The New Yorker”.

Në një deklaratë të grupit MindGeek, i cili zotëron faqet pornografike Pornhub, Brazzers e RedTube thuhej vetëm se “Antoon e Tassillo largohen nga operacionet e zakonshme të MindGeek pas më shumë se dhjetë vjet në pozicione drejtuese”.

Aty shtohej se dyshja kishin planifikuar të largoheshin që në fillim të vitit, por do të mbeten aksionerë të kompanisë, shkruan e përditshmja britanike The Daily Mail.

Kompania kritikonte gjithashtu ekspozimin investigativ të bërë nga ‘The New Yorker’ ku mes të tjerave cilësohej sesi një 15-vjeçare britanike nuk arrinte të bindte kompaninë të hiqte video pornografike të vetes që ishin dërguar pa pranimin e saj.

Kompania shkruante se “The New Yorker” kishte mundësi të hetonte mbi punën e tyre për të luftuar materialet ilegale duke kontrolluar faktet dhe rezultatet.

Edhe vitin e kaluar Mindgeek, fillimisht i quajtur Manwin, u padit për shkelje të ligjeve federale në SHBA për trafik seksual e pornografi të miturish nën moshën 18.

Në vitin 2020, kompanitë Visa e Mastercard ndaluan pagesat për rrjetin pornografik Pornhub pasi një reportazh i New York Times zbuloi përmbajtje seksuale ilegale në faqet e tyre.

FOTO GALERI
1/6
Në platformë janë shfaqur pamje të marrëdhënieve jo-konsensuale seksuale, apo me të mitur nën moshën e lejuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA