Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, thotë se sot duhet të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan, sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time: ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari, por duket se nuk po shkon mirë. Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë”, është shprehur Borrell.
Në selinë e Bashkimit Evropian, ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës. Më vonë zhvillohet edhe takimi i Këshillit Evropian. Në të dyja këto takime pritet të diskutohet për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, për idenë e krijimit të një Bashkësie Politike Evropiane.
Top Channel