BE na mbyll derën, Rama ka një lutje: Mos e lini të bëhet si kongregacion priftërinjsh që diskutonin seksin e engjëjve ndërkohë që…

23/06/2022 15:10

Nga Brukseli, pasi BE vendosi të mos çelë negociatat, kreu i qeverisë Edi Rama, theksoi se pavarësisht farsave besimi i shqiptarëve në familjen europiane, nuk duhet të humbasë.

Ndër të tjera, Rama kishte një lutje teksa tha të mos lejojnë kthimin e BE-së në një kongregacion priftërinjsh, historia për të cilët tha ai dihet si shkoi.

“Është popullata e vetme në tokën e Europës, dhe iu thash ishim nën diktaturën jugosllave, dhe mund të shkonim kudo, por clirimtarët e tyre po i mbajnë peng, Ata nuk mund të lëvizin kjo është cmenduri, Mu desh të shprehja dicka. Ndihem i keqardhur. Dikush duhet ta dijë, Serbia është në pozicion ndryshe. Është realitet, ndryshe. Flasim për një vend, ku popullariteti i Putin është 80%. Është një vend që jashtë cdo pritshmërie.

E kuptoj kërkesën për të ecur përpara, por nuk e kuptoj cuarjen e gjërave në kufi, sepse Serbia thjesht nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë kaq shpejt. Cuarja deri në kufi do i japë efektin e kundërt, dhe pastaj ajo që do ketë kosto është agjenda europiane e serbisë që do jetë kosto për rajonin. Ne nuk duam një luftë, skemi nevojë për konflikt, ndaj duam të ecim para në drejtimin që kemi zgjedhur. Ndaj le ta mbajmë kështu. Nuk duam të nxisim një goditje tjetër.

Thirrjen time të fundit për ta, ishte mos lini që besimi që shqiptarët kanë te Evropa, sepse në për herë të parë kemi mundësi të jemi aty ku duam. Për ne europa është fe, nuk është Brukseli.  Lutja ime ishte Ju lutem mos e lini BE të bëhet  si kongregacion priftërinjsh që diskutonins eksin e engjëjve ndërkohë që muret e Konstadinopojës shembeshin, E dimë si shkoi historia.” u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA