Somalia në mesin e krizës ‘më të keqe humanitare që kemi parë’, thonë aktivistët (fotot)

22/06/2022 17:25

Punonjësit e ndihmës thonë se fëmijë vdesin nga uria ‘para syve tanë’ teksa liderët e G7 kishin paralajmëruar se vetëm financime ‘masive’ dhe urgjente mund të evitojnë krizën e urisë.

Në një mesazh të liderëve të G7 që po nisin takimet për çështjen në Gjermani, Michael Dunford, i Programit Botëror të Ushqimit (WFP) tha se qeveritë duhet të bëjnë donacione të mëdha për të evituar katastrofën në vendin e Kepit të Afrikës.

“Kriza e urinë në Somali nuk evitohet nëse nuk ka kontribute masive nga tani. Në këtë pikë duhet një investim masiv në ndihmë humanitare nga të gjithë partnerët, duke u bashkuar për të evituar këtë.

Kepi i Afrikës vijon të vuajë nga thatësira shokuese e disa sezoneve, çka ka bërë që 89 milionë njerëz në Afrikën lindore të konsiderohen të rrezikuar nga uria.

“Për fat të keq kjo tendencë nuk mund të ulet por është duke u përshpejtuar,” tha Dunford.

Vendi i prekur më rëndë është Somalia, ku ka nisur katastrofa e vdekjeve të urisë.

Claire Sanford, zv-drejtore humanitare e një organizate ndërkombëtare ndihme, tha se në një vizitë të fundit kishte takuar nëna që kishin varrosur disa fëmijë, dhe të tjerë të mbijetuar vuajnë nga kequshqyerja e rëndë.

“Në 23 vite krizash humanitare që kam parë, në lidhje me pasojat te fëmijët, ky është më i rëndi. Vdekjet nga uria në Somali janë përshkallëzuar më keq nga parashikimet.”

“Komuniteti ndërkombëtar ka dështuar edhe pse në krizën e vitit 2011, u zotuam se nuk do të lejonim që kjo të ndodhte përsëri,” shtoi ajo.

“Ne shikojmë fëmijë që vdesin para syve tanë, popullata që humbasin kafshët e jetesës. Jo se nuk i kuptuam mësimet e vitit 2011; kishte shumë për të mësuar nga ajo krizë. Masat nuk janë zbatuar prej mungesës së fondeve.”

FOTO GALERI
1/3
Kepi i Afrikës vijon të vuajë nga thatësira shokuese e disa sezoneve, çka ka bërë që 89 milionë njerëz në Afrikën lindore të konsiderohen të rrezikuar

Top Channel