
Në imazhe shihen momentet e tmerrit kur një parashutist ra drejt vdekjes duke shpërthyer në një top zjarri pasi parashuta e tij me motor u ngatërrua me fillin e një balone që i fluturonte pranë.
Piloti i njohur për numra guximtarë Marcelo Nunes Rodrigues humbi jetën kur mjeti i tij ajror ra me spirale drejt tokës dje në Aparecida de Goiania, Brazil.
Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje por nuk mund të shpëtonin parashutistin 52-vjecar, i cili kishte vdekur në fushë nga përplasja dhe flakët.
Momentet e fundit të Rodrigues ishin regjistruar në pamje të vrazhda video.
Piloti me eksperiencë shihet duke fluturuar normalisht në kuotë të ulët derisa një nga litaret e parashutës së tij pëson një tërheqje të fortë e të papritur dhe pas disa rrotullimeve spirale përplaset përtokë duke marrë flakë.
Miku dhe asistenti i Rodrigues, piloti Itiel Lima, ishte në skenën e aksidentit.
Ai beson se parashuta e kolegut të tij goditi fillin e perforcuar te një balone të ngritur, siç bëjnë zakonisht fëmijët në Brazil.
Itiel tha se pas përplasjes ai ra vertikalisht derisa shpërtheu depozita e karburantit, teksa shtonte se trupi te ndjerit ishte pjesërisht i djegur.
Top Channel