Mijëra fermerë holandezë në protestë ndaj reduktimit të numrit të kafshëve të kërkuar nga qeveria (fotot)

22/06/2022 19:50

Mijëra fermerë u mblodhën sot me traktorët e tyre në Holandën qendrore për të protestuar ndaj masave afatgjata të qeverisë për reduktimin e numrit të kafshëve të tyre në ferma.

Qeveria e Hagës ka kërkuar që të reduktohet 30 përqind e kokëve të gjësë së gjallë “për të zvogëluar emetimet e azotit në atmosferë”.

Holanda është eksportuesi i dytë më i madh bujqësor në Evropë, por sipas qeverisë është emetues  i madh i gazit azot, prej plehut të kafshëve dhe fertilizuesve.

Por fermerët thonë se po goditen padrejtësisht në favor të industrive të mëdha dhe se do të rezistojnë ndaj planeve të mbylljes së fermave te tyre.

Traktorët bllokuan trafikun për disa kilometra në lindje të Amsterdam, teksa fermerët vinin nga i gjithë vendi për të protestuar.

“Nuk është normale kjo që po i bëhet fermerëve. Nuk mund të mbyllësh ferma qindra vjeçare”, tha protestuesi 74 vjeçar Jan Porter, për rrjetin AFP.

Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “E ardhmja e fermerëve po shkatërrohet” si dhe “Ata po na trembin ne dhe fëmijët tanë.”

Megjithë numrat e mëdhenj të fermerëve protesta mbeti paqësore duke zbatuar programin e saj të cilësuar.

Policia nuk ndërhyri kur traktorët e fermerëve drejtonin në krahun e kundër në autostradë duke kaluar para një postblloku policie, thanë mediat.

FOTO GALERI
1/11
Mijëra fermerë u mblodhën sot me traktorët e tyre në Holandën qendrore për të protestuar ndaj masave afatgjata të qeverisë për reduktimin e numrit të kafshëve të tyre

Top Channel