Gruaja e muzikantit bëhet personi i parë që merr dëmshpërblim për vdekjen e 48-vjeçarit nga vaksina AstraZeneca (fotot)

22/06/2022 18:42

E fejuara e një muzikanti është bërë personi i parë në Britani që merr 120,000 paundë dëmshpërblim pas vdekjes së 48-vjeçarit nga mpiksja e gjakut në vena dhe hemorragjia cerebrale pas vaksinës AstraZeneca për Covid.

Këngëtari i njohur me emrin ‘Lord Zion’, u sëmur me dhimbje të rënda koke në 13 maj të vitit të shkuar pas marrjes së injeksionit të parë në Cumbria në veri të vendit.

Ai vdiq në spitalin Royal Victoria Infirmary, Newcastle, më 19 maj.

E fejuara e tij 39 vjeçare Vikki Spit, që kishte qenë përherë me të në 21 vitet e fundit, tha se jeta e saj ishte shkatërruar.

Ajo do të paguhet tashmë 120,000 paundë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga vaksina e Covid.

Në çertifikatën e vdekjes së Zion citohej ‘dëm i parekuperueshëm në tru i shkaktuar nga hemoragjia’, që nga ana tjetër ishte shkaktuar nga “komplikacinet e vaksinës së virusit Covid-19”.

Zonja Spit kishte aplikuar për dëmshpërblimin në qershor të vitit të shkuar dhe mori konfirmimin kësaj jave.

Gruaja tha për rrjetin GB News: “Ky është hapi i parë i betejës, e cila nuk është për paratë pasi asgjë nuk risjell dot njerëzit që kemi humbur. Ka të bëjë me njohjen”.

“Është e përçmueshme që gratë e mbetura të ve dhe njerëz të tjerë të dëmtuar të presin një vit për mbështetjen, kjo nuk mbaron këtu”.

Vendimi për rastin e Vikki u mor javën që shkoi nga autoritetet britanike dhe duket se është i pari në lidhje me injeksionet e Covid.

Më shumë se 1,300 persona kanë bërë pretendime për lëndime të rënda ose vdekje nga vaksinat  Covid në Britani, por deri tani nuk ishin paguar shuma parash.

Në Britani raportohet se 400,000 njerëz kanë raportuar efekte anësore nga vaksina.

Vikki e Zion ishin prej vitesh muzikantë rroku në Londër deri para se të vendoseshin për një jetë të qetë rurale në Cumbria në vitin 2014./ DailyMail/

FOTO GALERI
1/5
E fejuara e një muzikanti është bërë personi i parë në Britani që merr 120,000 paundë dëmshpërblim pas vdekjes nga vaksina AstraZeneca për Covid.

Top Channel