Zyrtare/ Ish-i i Dortmundit dhe Bayernit kthehet në Bundesligë, do të luajë në Champions

21/06/2022 19:23

Mario Götze kthehet pas dy vitesh në futbollin gjerman. Ish-sulmuesi i Dortmundit dhe Bayernit të Mynihut është zyrtarizuar te Eintrachti i Frankfurtit.

Pasi mbylli përvojën dyvjeçare te PSV Eindihoveni, sulmuesi i lindur në vitin 1992 ka hedhur firmën në kontratë me fituesit e freskët të Europa League-s që sezonin e ardhshëm tashmë do të marrë pjesë në Champions League.

Klubi gjerman pagoi klauzolën e largimit (4 milionë euro) në arkën e PSV-së. Götze kishte një kontratë deri në vitin 2024 me klubin holandez. Për shërbimet e tij ishin interesuar gjithashtu Milani dhe Benfica.

Për fituesin e finales së Botërorit 2014, përvoja në Eredivisie përfundoi me 18 gola dhe po kaq asistime në të gjitha garat. Në sezonin e fundit ai fitoi Kupën dhe Superkupën e Holandës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA