Ditën e sotme për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka dhënë intervistë ekskluzive, Lulzim Caka, një prej kriminelëve më të njohur të historisë së Shqipërisë.
I kërkuar nga drejtësia shqiptare, por i mbrojtur nga pala greke.
Një ndër pikat kyçe të historisë së tij është edhe hasmëria me Çalajt. Ai ka treguar se është gjetur në mes të hasmërisë me Çalave dhe Yzeirëve pa të drejtë.
Sipas tij, Çalajt kanë të drejtë, Yzeirët u bënë pritë dhe i gjuajtën mbi 20 veta. Caka ka shtuar se nuk e ka vrarë ai Nezir Yzeirin, Aishen dhe Ilirin.
Një tjetër pikë kyçe, përflitet hasmëria. Ka pasur edhe akuza për vrasje të 3-fishtë
Nga ana e mamasë bie në gjak. Ai djali ngacmonte atë vajzën, ata i thanë nëse je burrë hajde te shtëpia. Po ai kishte lidhje me dikë tjetër.
Je i përfshirë në vrasjen e 3-fishtë?
Aposlutoisht. Më kanë zënë prit. Kishin zënë 20-30 veta pritë, e gjetëm veten mes plumbash. Nuk kishin pse të gjuanin në prezencën time. E dinë të gjithë historinë. Mehmeti ka dërguar gjithmonë miq për ta mbyllur këtë.
Një tjetër emër që përmendet është edhe Pëllumn Emini
Nuk kam asnjë lidhje me Pëllumb Eminin . Thanë se e kam vrarë unë, por e ka vrarë një 13-14 vjeç dhe nuk kam asnjë lidhje. Policia ma bashkëngjiti vrasjen se donte të më mbante në burg.
Top Channel