Hidratimi është një nga elementët thelbësore të një jete të shëndetshme.

Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë.

Këto funksione janë thelbësore për mbijetesën tonë ndaj duhet të kompensojmë humbjen e lengjeve.

Ruajtja e balancës është e rëndësishme për t’u mos dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit në trup.

Dehidratimi shkakton humbje energjie rënie të humorit, tharje të lëkurës dhe tension të lartë.

Një truri të pahidratuar i duhet më shumë sforco për të funksionuar.

Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8 gota ujë në ditë.

Por studimet e fundit tregojnë se kjo sasi varet nga pesha jonë trupore dhe mjedisi ku jetojmë. Sasia që duhet të konsumojmë është 2.5 – 3.7 litra në ditë për meshkujt dhe 2- 2.7 për femrat.

Si ndryshon trupi kur pini ujë mjaftueshëm

Në AgroWeb.org do të mësoni për të gjitha efektet e mira që ndodhin në trup kur pini ujë mjafttueshëm.

Kujtesë më e mirë

Dehidratimi ndikon në aftësinë e të nxënit dhe tek humori.

Ai prek edhe kujtesën, sidomos atë afat-shkurtër.

Nëse pini mjaftueshëm ujë, do të vëreni se do të jeni më të përqendruar dhe më të vëmendshëm.

Për rrjedhojë, nëse pini ujë mjaftueshëm, truri juaj do të jetë mirënjohës.

Fizik më i mirë

Njerëzit që kryejnë aktivitet fizik e kanë ujin të domosdoshëm për të pasur më shumë forcë dhe një fizik të mirë.

Uji do të ndihmojë në qetësimin e muskujve, do të rrisë energjinë dhe maksimizojë performancën tuaj.

Më pak neps

Pirja e sasive të mjaftueshme të ujit do ju ndihmojë të keni më pak neps, sidomos në orët e vona të natës.

Rrjedhimisht ju do të mbani peshën nën kontroll dhe nuk do të usheqeheni me produkte që ju bëjnë dëm.

Tretje më e mirë

Uji përmirëson ndjeshëm tretjen dhe pengon konstipacionin.

Pas pirjes së mjaftueshme të ujit, do të vëreni se do të jeni më pak të fryrë dhe do të keni një tretje të mirë.

Ujë për një lëkurë të shëndetshme

Hidratimi luan një rol fantastik për shëndetin e lëkurës.

Kjo e fundit është krejt në varësi të ujit për të prodhuar qeliza të reja.

Efekti i ujit ndihet menjëherë duke i dhënë asaj elasticitet dhe lagështi./AgroWeb

Top Channel