Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë me homologen finlandeze Sanna Marin, ku ka dhënë më shumë detaje rreth takimit të tyre zyrtar.

Rama tha se foli me homologen për në ditët në vijim lidhur me çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kur tha se Finalanda po përpiqet për të çliruar procesin.

Nga ana tjetër, Rama tha se Shqipëria mbështet anëtarësimin e Finlandës në NATO dhe aleanca duhet t’i hapë dyert për të dhe Suedinë.

Ne folëm për atë që vjen në ditët e ardhshme, lidhur me çeljen zyrtare për bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. I thash që nuk pres asgjë, por Finlanda po përpiqet për të hapur një shteg dhe për ta çliruar procesin. Ne mbështesim futjen e Finlandës në NATO, dy vendet kandidate janë vlerë e shtuar për aleancën. Dyert duhet të jenë të hapura në katër kanatet për këto vendet. Duhet te jemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë diçka për Finlandën. Shpresoj qe vizita ta bëjë kryeministrin të vijë përsëri së bashku me vajzën e vogël”, tha Rama.

Top Channel