Ish-konkurentja e “Big Brother VIP”, Beniada Jakic është një ndër personazhet që rrëmbeu zemrat e publikut me thjeshtësinë e saj.
Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Beniada ka vendosur të qëndrojë këtu për tu marrë me projekte të ndryshme.
Një vajzë e thjeshtë dhe e bukur, ish-konkurrentja ka shkëlqyer gjithmonë në daljet e saj publike, ku nuk nguron t’i ndajë ato me ndjekësit në rrjete sociale.
Së fundmi Beniada ka shkëlqyer me një postimin e disa fotove në Instagram dhe Instastory.
Modelja kishte preferuar të vishej thjesht me ngjyra verore të përshtatshme për temperaturat e larta.
Ajo që mbizotëronte ishte ngjyra bojëqielli, duke u përshtatur me ambientin ku kishte pozuar.
Beniada kishte veshur një fund me lule verore, bluzë të shkurtër me krahë të gjera, të gjitha në ngjyrë të hapur.
Detaji që tërhoqi vëmendje ishin bizhuteritë të cilat përshtateshin në maksimum me veshjen.
Tashmë Beniadën e shohim çdo të diel në ekranin e Top Channel, më në formë se kurrë, me veshje mbresëlënëse.
Top Channel