Bota e basketbollit në Amerikë është në “shok” nga vdekja e papritur e ish-basketbollistit Caleb Swanigan.
Sipas autoriteteve, ndarja e parakohshme nga jeta e 25-vjeçarit ka ardhur në mënyrë natyrale, ndërsa e kaluara e tij është e errët. Swanigan ka kaluar një fëmijëri problematike, të lidhur edhe me drogën. Në fillim ishte babai i tij që kishte varësi nga droga ndërsa ky i fundit keqtrajtonte edhe mamanë e Swanigan. Në këtë formë, në moshën e adoleshencës vesi kaloi te Swanigan, ndërsa një problem më vete për djaloshin ishte edhe mbipesha.
Basketbolli dukej sikur e shpëtoi nga vesi i errët teksa gjatë karrierës së tij në NBA, Swanigan është aktivizuar me Portland Trail Blazers apo edhe Sacramento Kings. Prej dy vitesh, Swanigan ishte tërhequr nga sporti dhe në muajt e fundit kishte shtuar së tepërmi në peshë, diçka që mund të ketë ndikuar në fatin e tij fatal.
Top Channel