Takimi i së martës në Bruksel mes delegacionit  të Kosovës dhe atij të Serbisë u finalizua me arritjen për zbatim të marrëveshjes për energjinë ndërmjet dy vendeve, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Lajmin e konfirmoi  i dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun, Mirolslav Lajçak. Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës , thotë se kjo marrëveshje  mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, sipas sistemit rregullativ të Kosovës.

Marrëveshjen e përshëndeti edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Ky është rezultat i punës tonë të palodhshme dhe i qëndrimeve tona parimore në bazë të ligjit dhe kushtetutshmërisë së Kosovës, në bazë të rregullave tona ka ndodhur dakordimi më në fund për zbatim të udhërrëfyesit që do të mundësojë inkasimin e energjisë së shpenzuar në veri të lumit Iber”.

Tashmë pritet që që palët të dakordohen edhe rreth përgatitjeve për një takim në nivelin e lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Fillimisht, të martën, janë zhvilluar takime bilaterale të të dërguarit të Posaçëm të BE-së për Dialogun, Mirolslav Lajçak, me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është shef i delegacionit të Kosovës për dialog, e më Lajçak ka pasur edhe me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç.

Takimet e sotme në kuadër të dialogut po zhvillohen vetëm dy ditë para se në Bruksel të zhvillohet një takim i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Top Channel