Nga një qershori qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë nuk do tu nënshtrohen kontrolleve kufitare, në pikëkalimet mes të dyja vendeve.  

Marrëveshja mes dy shteteve e ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festa zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga policia e Kosovës dhe Shqipërisë.

Këtë të martë në Vërmicë qytetarët thonë që në mëngjes pati kolona të gjata.

Sipas tyre duhet të bëhet lëvizja pa kontroll kufitare e përhershme.

Ndërkaq që edhe marrëveshja për hekurudhën Prishtinë Durrës është mirëpritur për përfitime ekonomike që sjellë.

Ndërkohë që Porti i Thatë do të bënte Kosovën faktorë sa i përket qarkullimit të mallrave në rajon

Nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë dolën 19 marrëveshje duke përfshirë edhe sektorin e arsimit, ekonomik e të tjerë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA