Kryeministrja superstar/ Nga foto pa recipeta, te Instagrami në “flakë”. Ja Sanna Marin tjetër

21/06/2022 19:46

Ajo është kryeministrja më e re në botë. Sanna Marin ishte vetëm 34 vjeç kur u betua në  krye të qeverisë së Finlandës në dhjetor të 2019.

Por ajo nuk ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes vetëm për moshën e saj. Sanna Marin, e lindur në Helsinki më 16 Nëntor 1985, u rrit me prindër të divorcuar, por nga një çift lezbikesh: nëna dhe partnerja e saj.

Angazhimin në politikë e nisi në 2006, mes të rinjve të Partisë Social Demokrate ku paralelisht bënte dy punë: në një furrë buke dhe si shitëse në një dyqan.

Pas disa vitesh përpjekje për tu bërë pjesë e politikës aktive, ajo në 2013 u zgjodh Kryetare e Këshillit Bashkiak të Tampere, qytet në jug të Finlandës.

Nga pushteti lokal Sanna Marin  kaloi në 2015 në radhët e ligjvënësve si deputete parlamentit të Finlandës. Si nënkryetare e Partisë Social Demokrate ajo mori kreun e këtij subjekti në 2017 kur paraardhësi i saj dha dorëheqjen.

Në krye të qeverisë finlandeze Marin nisi punën më 10 dhjetor 2019. Me pandeminë e COVID-19 ajo u vlerësua për menaxhimin e situatës.

Por shumë larg nga ajo që jemi mësuar të shohim nga politikanët në Shqipëri dhe jo vetëm, Sanna Marin njihet për natyrën e saj të lirë dhe thjeshtësinë.

Kjo reflektohet në rrjetet sociale, duke dhënë një mësim për të tjerët se të jesh në krye të një qeverie nuk të bën Perëndi, por në fakt jeton si gjithë të tjerët. Ajo ka guxuar me modën duke shkaktuar madje edhe polemika. Në  tetor të vitit 2020, Marin ishte pjesë e një seti fotografik për revistën finlandeze ‘Trendi’. Ajo kishte veshur vetëm një xhaketë, pa asgjë tjetër poshtë.

Kjo krijoi shumë debate, me kritikët që e akuzuan si veprim pa shije dhe ulje e postit që mbante. Të tjerët i dolën në mbrojtje, duke akuzuar kritikët për seksizëm. N

ë jetën private, Sanna Marin me sipërmarrësin Markus Räikkönen u njohën që kur ishin 18 vjeç. Në vitin 2018 u bënë me vajzë, Emma Amalia Marin dhe dy vite më pas çifti vendosi të vinte kurorë.

Top Channel