Gjuetari bëhet pre/ Ariu vret gjuetarin si hakmarrje para se të vdesë nga plagët në pyllin rus (fotot)

21/06/2022 15:59

Një gjuetar 62-vjeçar është vrarë si hakmarrje nga ariu që plagosi për vdekje në një rajon verior të Rusisë.

Imazhe të vrazhda tregonin trupin e burrit të gjetur në rajonin Irkutsk në Siberi, ndërsa kufoma e ariut të qëlluar prej tij ishte vetëm 30 metra larg.

Gjuetari profesionist besohet se ka qëlluar ariun nga një platformë gjuetie të ndërtuar në një pemë.

Ndoshta duke besuar se ariu i murrmë kishte vdekur, gjuetari kishte zbritur nga pema dhe ishte afruar, teksa u vra nga bisha si një ‘akt final hakmarrjeje’.

Kafsha besohet se sulmoi gjuetarin me dhëmbë e kthetra, duke i thyer kafkën në sulmin e egërsuar.

Gjuetari ishte gjetur kur një grup kërkimi u organizua për të në rajonin sibierian.

“Kur 62-vjeçari zbriti nga foleja e tij, ariu i plagosur për vdekje e sulmoi dhe e vrau”, shkruante agjencia vendase Interfax.

Ata shtonin se kafka e gjuetarit ishte e krisur dhe se në trup kishte plagë dhëmbësh e kthetrash.

Zyra rajonale e gjuetisë tha se “predatori i plagosur kishte arritur të shkaktonte plagë të parekuperueshme për gjuetarin”.

Ky nuk është sulmi parë i arinjve në parqet e Rusisë.

Në qershor 2021 një ari i murrmë vrau një adoleshent në një park kombëtar në Rusi pasi ishte goditur me biçak nga një turist.

FOTO GALERI
1/5
Një gjuetar 62-vjeçar është vrarë si hakmarrje nga ariu që plagosi për vdekje në një rajon verior të Rusisë.

Top Channel