Gazment Bardhi: Kuvendi është i detyruar të përcjellë në Kushtetuese mocionin për mandatin e Xhaçkës

21/06/2022 21:23

I sigurt që çështja e Minsitres Xhaçka do të shqyrtohet në Gjykatë Kushtetuese, deputeti Gazment Bardhi tha mbrëmjen e sotme në “Top Story” se duhen vetëm 14 firma që të miratohet nga Kuvendi.

Ai tha se ka dokumente shumë të sigurt në lidhje me këtë rast dhe u tregua I gatshëm që ti publikojë edhe gjatë emisionit të mbrëmjes së sotme. Bardhi shtoi se kompania është 100 përqind në emër të bashkëshortit të Xhaçkës, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Bardhi: Ka një vendim të gjykatës që e detyron kuvendin që në raste të tilla ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Pra nuk është në dorë të kuvendit. Verifikimi i vetëm që bëjnë është nëse shkresa ka apo jo firmat e duhura. Në total duhen 14 firma.

Kuvendi është i detyruar në çdo rast ta përcjellë këtë çështje në gjykatën kushtetuese. Ne kemi të gjitha dokumentet e duhura. Nëse është e mundur ne mund ti transmetojmë edhe sonte këtu. Kjo kompani është 100 përqind bë emër të bashkëshortit të Ministres. Është futur e ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Në rastin e Leskajt gjykata kushtetuese ka konstatuar se nuk jemi para pikës tre të nenit 70, ka pranuar që kishte konflikt interesi dhe ja ka lënë në kompetencë Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është një kompetencë ekskluzive e Gjykatës Kushtetuese. Në shumicë 5 anëtarë ishin kompetencë. Duke qenë se gjyqtari i mbetur në një mendim paralel kishte një arsyetim tjetër nuk u arrit dot shumica për të marrë në shqyrtim atë rast.Ky është dhe një nga momentet që Gjykata Kushtetuese duhet të ndajë edhe papajtueshmëritë e përcaktuara me ligj. Por rasti i Xhaçkës nuk është i tillë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA