Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka thënë se mbështet çdo zë që i bashkohet aksionit politik kundër një çështje të caktuar, duke iu referuar këtu deputetit Shehaj, por shtoi se Shehaj ishte në vazhdën e standartit që ka vendosur Berisha të përbaltet çdo fjalë e kolegëve të tjerë.
Bardhi përveç rastit abuziv të burrit të ministres Xhaçka, tha se edhe kunata e minstres ka hapur një kompani ku janë investuar 500 milionë euro, gjë për të cilën bëri thirrje për hetim.
Bardhi: Në parim mbështes çdo zë që i shtohet një aksioni të caktuar. Ajo që dua të evidentoj është që në vënd që të ishte një vend shtesë, Shehaj ishte në vazhdën e standartit që ka vendosur Berisha të përbaltet çdo fjalë e kolegëve të tjerë.
Një nga rastet përse ne donim të ngrinim Komisionin hetimor ishte rasti i bashkëshortes Xhaçka. Nga parlamenti nuk ka nevojë për hetime të mëtjeshme pasi letrat janë aty. Ne do të ndjekim çdo procedurë, madje edhe dërgimin e çështjes së ngritjes së komisionit hetimor për investimet strategjike në Gjykatën Kushtetuese.
Çështja tjetër që duhet të hetohet është për kompaninë e dytë që është në emër të një shtetasje amerikane, kunatës së Xhaçkës, ku janë investuar 500 milionë euro e duhet të duhet nga vijnë gjithë këto para dhe a janë të deklaruara. Në rasat se janë deklaruar mbajnë përgjegjësi autoritetet e tjera. Është bërë një batërdi me pronat në bregdet. Do të duhet të verifikohet origjina e kësaj prone.
Top Channel