Deputeti demokrat Gazment Bardhi në Top Story tha se bashkëshorti i ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka e ngriti kompaninë pesë ditë pasi hyri në fuqi ligji për investimet strategjike, duke kryer shkelje të rëndë.

Ai theksoi se ligji për investimet strategjike është kthyer në abuzim me shqiptarët, ku përfitojnë një numër i vogël personash.

“Është një aksion i nisur që në datën 4 maj me ngritjen e një komisioni të posaçëm, dua të them që ligji për investimet strategjike është kthyer në abuzim me shqiptarët, rasti më flagrant është ai i Xhaçkës, se të tjera do të bëhen publike në ditët në vijim, është rasti i familjes së ministres Olta Xhaçka. Ata e kanë të ndaluar të përfitojnë, nuk lejohet të ketë kompani private, por pesë ditë pasi ka hyrë në fuqi ligji, bashkëshorti i Olta Xhaçkës ka krijuar një kompani me veprimtari hoteleri turizëm. Bashkëshorti ka përfituar edhe të drejtën për të përdorur plazhin rreth pronës ku do të bëjë investimin për 30 vite. Pasi ka marrë firmën e Edi Ramës ka bërë ca veprime fiktive për të treguar se nuk është ai që qëndron pas kësaj. Kjo është bërë në shkelje të ligjit, Edi Rama si kryeministër por edhe si kryetar kishte detyrimin për të reaguar, por në këtë rast kryeministri ka kryer shpërdorim detyre, ndërkohë që për ministren Xhaçka ajo ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me mandatin e deputetit. Procedura duhet të nisë pa vonesa. Ajo që kanë hedhur poshtë socialistët është një kërkesë e jona për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike. U rrëzua me argumentin se s’do të jetë i posaçëm por hetimor”, tha Bardhi.

Deputeti Gazment Bardhi në emër të Grupit Parlamentar të PD ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal kundër Kryeministrit Edi Rama për shpërdorim detyre, pasi sipas tyre ka dhënë padrejtësisht statusin e investitorit strategjik për bashkëshortin e Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Një ditë më parë, demokratët kërkojnë t’i hiqet mandati i deputetes ministres Olta Xhaçka. Në mocionin e grupit nismëtar të udhëhequr nga Gazment Bardhi të nënshkruar nga 14 deputet demokrat pretendohet se ministrja Xhaçka është në shkelje te mandatit pasi bashkëshorti i saj, ka përfituar statusin e investitorit strategjik në shkelje të Kushtetutës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA