Avioni privat pëson avari në ajër, frikë për Neymar

21/06/2022 16:59

Neymar Junior ka kaluar pushimet e tij në Barbados ndërsa në kthim avioni privat i sulmuesit të PSG është detyruar të bëjë një ulje urgjente.

Në këtë formë, avioni është ulur në veri-lindje të Brazilit ndërsa sipas autoriteve nuk ka pasur asnjë dëm pasi për fat të mirë procesi i uljes është kryer në mënyrë korrekte.

Në të kaluarën, është bërë e ditur se Neymar kishte shpenzuar plot 10.8 milionë paund për të blerë një avion privat të tipit Embraer Legacy 450, por ende nuk mund të thuhet nëse është i njëjti avion që pësoi avarinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA