Vijon bojkoti i avokatëve në Lushnjë, kryetari i dhomës avokatisë: Më e dobishme është te qëndrojë gjykata civile dhe penale në qytet

20/06/2022 11:15

Avokatët e dhomës avokatisë Lushnjë edhe ditën e sotme zhvilluan protestën e radhës. Ndryshe nga hera e pare këtë radhë disa nga avokatët nuk ishin te pa qarte midis tyre.

Disa nga avokatet shprehen se ne dhoma kombëtare e avokatisë në kërkesën e saj asnjë rresht nuk është shkruar qe te largohet gjykata e Lushnjës dhe kjo protestë i ka shërbyer tre gjykatave administrative dhe te tre te apelit siç është ajo e Fierit e cila ditën e sotme nuk proteston.

Avokatet thonë qe ne duhet të luftojmë qe gjykata administrative e cila është projektuar te vijë në Lushnjë pasi ka shume kundërshtime nga dhomat e tjera ne rrethe për këtë.

Ndërsa kryetari i dhomës avokatisë së Lushnjës Kozma Jano, shprehet se në lëvizjen e gjykatave të cilave është projektuar që gjykata e Lushnjës ti bashkohet gjykatës së Fierit.

Sipas tij nuk është e dobishme që Lushnja të ketë një gjykate administrative, pasi me e dobishme është te qëndrojë gjykata civile dhe penale.

Çdo ditë në gjykatën e Lushnjës këto ditë të protestës nga avokatet pezullohen nga 40 seanca gjyqësore në ditë. Ky bojkot sipas avokateve do te zgjasë deri ne datën 24.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA