Përfshihet nga flakët një automjet ne ecje në autostradën Fier – Vlorë në afërsi të vendit të quajtur Pusi i Mezinit
Nga verifikimet e para të zjarrfikësve dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në makinë për shkak të temperaturave te larta
Automjeti tip “Hyundai”, ndërkohë qe drejtuesi i makinës ka parë tym në pjesën e përparme të motorit , ka dalë nga makina dhe ka qenë vetë ai që ka njoftuar zjarrfikësit.
Vlorë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:10, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin A. K, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel