Një grua që ka të dashurin më shumë se dy herë sa mosha e saj insiston se nuk kërkon të “gërmojë” paratë e tij, por se ka gjetur “dashurinë e vërtetë” me partnerin e saj milioner.
23 vjeçarja Allana Luke u njoh me milionerin Jeff Winn, 56 vjeç, në rrjetet sociale në vitin 2020, por në takimin e tyre të dytë ai e mori në një udhëtim në Marbella për ditëlindjen e saj.
Aty ata shpallën dashurinë për njëri-tjetrin dhe Allana u vendos në shtpëpinë e Jeff me 11 dhoma gjumi në Newcastle, në verilindje të Britanisë.
Prej atëherë financieri 56-vjeçar i ka blerë asaj një makinë Audi TT, një orë Rolex, çanta firmato dhe pushime në ishuj si Barbados apo Tailandë.
Por megjithse shumë njerëz mund të mendojnë ‘shumë gjëra’ për lidhjen e tyre, 23 vjecarja thotë se nuk rri me të për paratë.
“Nuk mund ta mohosh se Jeff duket më i vjetër se unë, prandaj disa njerëz hapin sytë kur na shikojnë bashkë,” shpjegon ajo.
“Ata automatikisht supozojnë se janë një tjetër vajzë që gjurmon paratë te tij”.
“Nuk i vë faj atyre sepse ky do të ishte dhe mendimi im i parë. Por unë do të isha përsëri me Jeff edhe sikur të humbiste shtëpinë ose të falimentonte.”
Megjithse shumë komentues hidhnin dyshime mbi vërtetësinë e pohimeve, e reja thotë se ka pranuar propozimin e tij gjatë pushimeve në Spanjë.
Allana thotë se kërkon të nënshkruajë një kontratë para-martesore për paratë: “Ai mendon se nuk është nevoja por unë dua që ai të jetë i qetë”.
23-vjeçarja thotë se ia kalon mirë me dy fëmijët e rritur të Jeff, Nina sa ajo 23 vjeçe, dhe Josh, 21, dhe po ashtu me ish-gruan e tij.
Ndërsa Jeff, thotë se ishte duke kërkuar dikë që ishte ‘i bukur si jashtë dhe brenda’ dhe këtë e gjeti te Allana.
“Dilja edhe më parë me vajza të reja dhe familjarët nuk i pëlqenin, por ata e duan të gjithë Allana sepse e shikojnë impaktin pozitiv që ka te unë”.
“Këtu në Newcastle më njohin dhe kur dal me Allana më shikojnë shumë, por janë thjesht xhelozë”.
Top Channel