“Të ngjashmit e qenit fusin xixa mes meje dhe Albinit…”/ Rama nuk kursen as kritikat për Vetëvendosjen në mbledhjen mes qeverive

20/06/2022 11:46

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me ironi dhe batuta fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe kosovare e cila po mbahet në Prishtinë.

Rama tha me ironi se ata që komentojnë marrëdhëniet mes tij dhe homologut Albin Kurti janë “të ngjashmit e qenit në botën e njerëzve. Ai tha se për çështjet që nuk merren vesh, janë të hapur t’i ndajnë.

Me shumë sinqeritet dhe respekt, faleminderit për këtë mundësi faleminderit dhe për ndalimin e shiut sepse ka pasur reshje që mund të prishnin problemet. Ishte një qen që lehte dhe nuk lehu më kur që jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin xixat mes meje dhe homologut këtu. Ne jemi shumë të hapur dhe çështjet që nuk merremi vesh, kemi kënaqësinë t’i ndajmë duke u marr vësh të mos merremi vesh. Me të falat përkatëse për qenin, e konsideroj të hapur këtë mbledhje” , tha Rama.

Mirëpo, nuk mungoi asnjë ‘kritikë’ e vogël për logon e Vetëvendosjes, për të cilën Rma tha se qëkur ka marrë qeverinë, janë zvogëluar gërmat për kursim letre.

Ne na lejohet të bëjmë edhe vërejtje këtu, se mbledhje pune është. Që kur vetëvendosja ka marrë qeverinë, këto gërmat këtu janë zvogëluar, besoj për kursim letre. Është fakt I njohur që VV është forcë qeverisëse shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore”, shtoi Rama.

Top Channel