“Synimi ynë, BE-ja”/ Albin Kurti: Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë më i ngushtë se kurrë! Marrëveshjet që miratohen sot…

20/06/2022 11:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e marrëveshjeve mes dy palëve.

Kurti tha se kjo mbledhje është më efektive, më e vërtetë dhe me e ngushtë se kurrë më parë. Ai tha se të gjitha marrëveshjet që do të miratohen sot mes dy vendeve ka për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve.

Kjo mbledhje qeverish tingëllon më efektive dhe më të vërteta se kurrë me parë. Sot bashkëpunimi mes dy shteteve duhet ta ndezë entuziazëm. Ky bashkëpunim nuk ka qenë kurrë ka qenë kaq i ngushtë. Kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura politike, suksesi në fushat e tjera është i padiskutueshëm. Anëtarësimi në BE mbetet synimi ynë i përhershëm. Në mbledhjen e  fundit arritëm disa marrëveshje, te cilat janë realizuar dhe zbatuar aktualisht. Jemi duke punuar për marrëveshjet e nënshtruara në të kaluarën. Të gjitha marrëveshjet që do miratohen sot kanë lehtësimin e jetës së qytetarëve duke ndërtuar infrastrukturën e përbashkët për zgjidhjen e problemeve. Po përmend marrëveshjen e pranimin e studentëve, apo ngritjen e grupeve të studimit. Është veti të flasim me gjuhën e rezultatit. Pritshmëritë tona janë reale. Na mbetet edhe përcaktimi i shpejtësive të zbatimit të tyre, në gjashtë muajt e ardhshëm do të kemi rezultate. Sot shqiptarët jetojnë më mirë kurdoherë. Progresin tonë duhet ta masim me vendet e zhvilluara, aty ku kanë ikur nje pjesë e mirë e qytetarëve tanë. Kjo do të jetë gjykim i historisë tonë për ne”, tha Kurti.

Top Channel