“Shqipëri jemi edhe ne, mos i mbyllni gjykatat”/ Dhoma e avokatisë në Lezhë dhe Shkodër paralajmëron protesta

20/06/2022 12:20

Dhoma e Avokatisë e Lezhës dhe ajo e Shkodrës kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës nga bojkot të proceseve gjyqësore, në protesta.

Përmes një njoftimi për mediat, Dhoma e Avokatisë Vendore në Lezhë thotë se ditën e nesërme do të nisin protestë në qytet, pasi mbyllja e gjykatave do të sjellë shkurtim të cilësisë dhe shpejtësisë për zgjidhjen e çështjeve të qytetarëve të Lezhës, Mirditës, Kurbinit dhe Krujës.

Duke risjellë në vëmendje të opinionit publik edhe njëherë se Dhomës Vendore të Avokatisë Lezhë i mbyllën dy gjykata të Shkallës së parë, Gjykata e Krujës dhe ajo e Kurbinit, si radhë ndonjë dhomë tjetër. Këto shkurtime prekin drejtpërdrejtë cilësinë, shpejtësinë dhe aksesin e qytetarëve të Lezhës, Mirditës, Kurbinit dhe Krujës në marrjen e drejtësisë. Kemi vendosur të thërrasim protestë duke ftuar të gjithë qytetarët e Lezhës, pa dallime politike apo shoqërore. Është bërë e qartë tashmë nga ana e mediave lidhur me vendimin tonë për të bojkotuar edhe me një javë tjetër të gjitha seancat gjyqësore. Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e martë datë 21.06.2022 ora 10:00 me protestën kundër “Hartës Gjyqësore” përballë bashkisë Lezhë. Kohëzgjatja e protestës do të jetë 2 orë”, thuhet në njoftimin e dhomës së avokatisë në Lezhë.

Edhe Dhoma e Avokatisë në Shkodër me moton “Shqipëria jemi edhe ne. Mos i mbyllni gjykatat”, ka paralajmëruar se pasnesër do të nisin protestat, pas bojkotit të javës së kaluar.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA